Para disa minutash, kryeministri Avdullah Hoti, ka kërkuar dorëheqjen nga detyra e kreut të AKI-së, Kreshnik Gashi.
Kjo kërkesë është bërë publike në faqen zyrtare të kryeministrit Hoti.
“Sot, kam kërkuar nga z. Kreshnik Gashi, lirimin e detyrës së drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI)”, ka shkruar Hoti.
Arsyeja pse kryeministri ka kërkuar dorëheqjen nga drejtori i AKI-së, është tentim vjedhja e kasafortës me dokumente zyrtare në presidencën e Kosovës.
Vetëm një ditë pasi ish- presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dha dorëheqje nga posti i shefit të shtetit, për shkak të aktakuzës së ngritur nga ana e Gjykatës Speciale, është tentuar të merren dokumente sekrete nga kasaforta e Presidencës.
“Kërkesa për dorëheqje të drejtorit të AKI-së, ka të bëjë me skandalin e para disa ditësh ku është tentuar të vidhet kasaforta me dokumente në zyrën e presidentit”, i ka thënë ky zyrtar qeveritar.