Kryeministri Avdullah Hoti, sot i kërkoi drejtorit të AKI-së, Kreshnik Gashit lirimin e detyrës.
Lidhur me këtë është deklaruar edhe deputeti i LDK-së Ilir Ferati, i cili tha se edhe sot Gashi ka qenë i ftuar për raportim në Komision por që i njëjti nuk mori pjesë pas ftesës që i bëri për takim kryeministri Hoti.
“Sot është hera e parë që unë kam marrë pjesë si anëtarë në atë Komision.
Ne sot kemi pasur në Komision të ftuar drejtorin e AKI-së për të raportuar diçka mbi buxhetin. Para se të shkarkohet e ka shtyrë pjesëmarrjen për shkak të një zhvillimi. Nuk kam më shumë informacione sepse ka qenë hera e parë që kam marr pjesë në atë mbledhje.
Ai nuk mori pjesë fare sepse u ftua nga kryeministri Hoti në takim”, ka thënë ai.