Ismail Syla, këshilltari i ish-presidentit, Hashim Thaçi ka folur për vizitën e ish ambasadorit William Walker me rastin e 21 vjetorit të Masakrës së Reçakut.
Përmes një postimi në Facebok, Syla ka shpalosur detaje nga biseda e bërë në Presidencë.
Sipas Sylës, Walker kishte folur për dy raste të cilat i kishin lënë shije shumë të hidhur.
“Së pari ishte metodologjia e autoriteve serbe gjatë periudhës së luftës. Së dyti ishte gënjeshtra e aktivistëve të "Vetëvendosjes!, që kishin bërë prerjen e një viedo, ku gjoja ambasador Walker nuk përshëndetej me Presidentin Thaçi”, ka shkruar Syla në Facebook.
Postimi i plotë:
Më rastin e 21 vjetorit të Masakrës së Reçakut, ambasadori William Walker u prit nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Gjatë bisedës ambasadori Ëalker foli për përvojën e tij si kryesues i misionit verifikues të OSBE-së në vitet e luftës në Kosovë, 1998 - 1999.
Ai me modestinë e njeriut fisnik tha se nuk ka bërë asnjë trimëri të veçantë, pos që ka thënë të vërtetën për Masakrën e Reçakut, ku forcat serbe kishin kryer krim kundër njerëzimit.
Gjatë bisedës, ambasadori Walker tregoi edhe për rolin e gjashtë zëvendësave të tij, ku secili prej tyre përpiqej të paraqiste veten si zëvendës i parë.
E vërteta e ambasadorit shpërtheu në arenën ndërkombëtare.
Po ashtu, ambasadori Walker foli edhe për dy raste, që përkundër përvojës së tij jetësore, i kishin lënë shije shumë të hidhur, të lidhura me gënjeshtrën:
Së pari ishte metodologjia e autoriteve serbe gjatë periudhës së luftës.
Së dyti ishte gënjeshtra e aktivistëve të "Vetëvendosjes!, që kishin bërë prerjen e një viedo, ku gjoja ambasador Walker nuk përshëndetej me Presidentin Thaçi.
Ambasador Walker nuk e di a do të vijë në Kosovë më 15 janar 2021, duke marrë parasysh pandeminë.
Nëse vjen, sigurisht që do të flet edhe për shijen e tretë të hidhur të gënjeshtrës. Për "vazhdimin" e kontratës nga ud-ja Vjosa Osmani