Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se do të garojë në zgjedhjet e reja parlamentare kurdo që të mbahen ato me Iniciativën Qytetare.
“Ky është plani [garimi në zgjedhje]. Tani opsioni të cilin po punojmë është ndërtimi i një Iniciative Qytetare që fokusohet tek njerëzit me integritet që jo domosdoshmëritë kanë qenë në politikë”.
“Njerëzit më të mirë i kemi jashtë politikës. Ka interesim të madh për të na u bashkuar dhe po bisedojmë me shumë njerëz”, është shprehur Osmani në Euronews Albania.
“Na inkurajon mbështetja e madhe qytetare. Do t’ia ofrojmë këtë mundësi qytetarëve dhe jemi me fat që ata do të vendosin për ne. Po punojmë në terren ne identifikimin e figurave kredibile. Po punojmë më aktivistët tanë që trokasin në secilën derë”.
Osmani në këtë intervistë ka thënë se mbështetësit e saj kryesor janë votuesit e LDK-së.