Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka akuzuar partitë politike se po keqpërdorin emrin e familjes Jashari dhe pavarësisht reagimeve të tyre, një gjë e tillë nuk po ndalet.
“Janë duke e keqpërdorur emrin e familjes Jashari dhe të atyre të familjeve të dëshmorëve nëpër fushata e momente të caktuara.
Na veç sa se kemi marrë tupanin dhe t’iu themi njerëzve, por ne s’jemi gjyq, prokurori e polici. Kurdo që dikush ka folur në emrin tonë kemi reaguar.
Këto parti që po e keqpërdorin emrin, e kanë kapur shtetin”, ka thënë ai në Debat Plus.