Analisti politik Arbër Gashi, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk duhet të lejojë kthimin e ish-nënkryetares Vjosa Osmani në këtë parti.
Ai ka kërkuar që nga strukturat e LDK-së të përjashtohet edhe deputeti Fatmir Rexhepi dhe disa të tjerë, përcjell Bota sot.
Gashi ka thënë se duhet të mbahen zgjedhjet e brendshme në partinë e drejtuar nga Isa Mustafa.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Mos e lejoni kthimin e Vjosës në strukturat udhëheqëse të LDK-së. Mundësisht, sa më shpejt prej këtyre strukturave largojeni edhe Fatmir Rexhepin me disa të tjerë që i njihni mirë e mirë. Jo për shkak të Isa Mustafës, por për shkak të rrjedhjes së informacionit dhe krijimit të favoreve për kundërshtarët e drejtpërdrejtë politik.
Koha që LDK-ja të pastrojë strukturën e vet nga VVojska dhe militantët e saj të infiltruar në këtë subjekt. Pastaj, zgjedhje kudo, veçanërisht të tilla që ripërtërijnë strukturën e brendshme të partisë.