Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i është kundërpërgjigjur deputetit të LDK’së, Fetah Rudi, lidhur me akuzën se një person i ka thënë se e ka paguar për ta vrarë.
Rudi ka thënë se Agim Zogaj i ka treguar që Fatmir Limaj e ka paguar për ta vrarë atë.
“Shikoni ky proces mirë që ka filluar. Në 2011 e keni pas në kohën ditore. Atë që e thotë deputeti ka të drejtë sepse është x-i që e ka thënë. E ka thënë se gjoja me një stadium kështu dhe e ka përmendur emrin tim.
Ndihmën më të madhe që ma ka dhënë është se prokuroria e ka cilësuar si gënjeshtër. Duke më njohur mua e di ai që nuk është e vërtetë dhe nuk kam lidhje me atë rast”, ka thënë Limaj në emisionin Pressing.