Kryetari i Skenderaj, Bekim Jashari në emisionin Debat Plus ka komentuar fjalimin e u.d së presidentës, Vjosa Osmanit në Kuvendin e Shqipërisë sot.
Jasharin u pyet se si e cilëson fjalimin e Vjosa Osmanit, ku nuk e përmendi UÇK-në edhe pse foli për historinë e Kosovës.
“Në qoftë se i ka hy historisë dhe e ka kalu UÇK-në e nuk e ka përmend, është gabim.
Pa UÇK-në, ne sot nuk do të ishim të lirë, le të thotë kush çka do. Po të mos ishte UÇK-ja, kjo Kosovë, nuk do të ishte e lirë. Lufta e UÇK-së ka qenë e pastër”, u shprehë ai.