Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka hedhur akuza ndaj të ish-komandantit të UÇK-së Sami Lushtakut.
Ai për mediat vendore deklaroi se Lushtaku ka qëndruar larg fronteve të luftës.
Pas kësaj deklarate të reaguar i biri i Sami Lushtakut, Mërgimi
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka publikuar një deklaratë të babait të tij, në të cilën citohet të ketë thënë se do ta mbroj të vërtetën.
Postimi i plotë:
Dje, sot, nesër dhe përgjithmonë, e kam mbrojtur dhe do ta mbroj të vërtetën, luftën e drejtë dhe të pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! SL