Ehat Mitaraj nga IKD ka pyetur pse Kosova s’ka liberalizim të vizave, pse është e fundit në Ballkan në procesin e integrimit evropian, pse në sytë e partnerëve ndërkombëtarë shihet si një shtet palaço.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se përgjigja është e thjeshtë, përcjell Bota sot.
Ai ka thënë se në një shtet ku ministri Punëve të Jashtme në mëngjes shkon në gjykatë për tu ballafaquar me vepra penale që hyn në kuadër të kapitullit të veprave korruptive dhe pasdite shkon në zyre dhe qeveris me një dikaster kaq të rëndësishëm, nuk e meriton as respektin e as ndihmën e askujt.
Postimi i tij i plotë:
Pse Kosova s’ka liberalizim të vizave?
Pse Kosova është e fundit në Ballkan në procesin e integrimit evropian?
Pse Kosova në sytë e partnerëve ndërkombëtarë shihet si një shtet palaço?
Përgjigja e thjeshtë!
Në një shtet ku Ministri i Punëve të Jashtme në mëngjes shkon në gjykatë për tu ballafaquar me vepra penale që hyn në kuadër të kapitullit të veprave korruptive dhe pasdite shkon në zyre dhe qeveris me një dikaster kaq të rëndësishëm, nuk e meriton as respektin, as ndihmën e as perspektivën e shteteve perëndimore e aq më pak për tu bërë pjesë e familjes evropiane.
Një ministër i cili me shpirt e din që është i pastër para ligjit dhe zotit, vetëm nëse ka pak respekt për shtetin dhe popullin që i shërben nuk e sjell pozitën e Ministrit dhe nuk e cenon integritetin e zyrës ku në mëngjes akuzohet për korrupsion e pas dite flet për të ardhmen e këtij vendi.