Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë penguar pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj në sallën e Kuvendit.
Më të hyrë në sallë, zv.kryeministri Selmanaj, deputetët e VV-së kanë goditur tavolinat, duke bërtitur: “Jashtë, jashtë!”.
Për shkak të zhurmës së krijuar në sallë, kryesuesja e Kuvendit, Arbërie Nagavci ka kërkuar pauzë derisa situata të qetësohet.
Seanca ende nuk ka nisur.