Taulant Kryeziu nga VV do ta zëvendësojë Shpejtim Bulliqin në Kuvend.
E për këtë ka reaguar Agron Demi nga shoqëria civile.
Ai ka thënë se një kandidate për deputete ka më shumë vota se dy kolegët e saj burra por që i nuk i lejohet të jetë deputete, sipas një rregulli absurd se vetëm burrat duhet me i zënë vendet vakante të deputetëve burra në Kuvend, përcjell Bota sot.
Përmes një postimi në Facebook, Demi ka thënë se Ligji zgjedhor e garanton minimumin e 30%, por nuk do të thotë që gratë nuk bënë me qenë të përfaqësuara ma shumë se 30% në Kuvend.
Postimi i tij i plotë:
Një kandidate për deputete ka vota më shumë se dy kolegë të saj burra, por nuk i lejohet që të jetë deputete sipas një rregulli absurd se vetëm burrat duhet me i zënë vendet vakante të deputetëve burra në Kuvend!
Ligji zgjedhor e garanton minimumin e 30%, por nuk do të thotë që gratë nuk bënë me qenë të përfaqësuara ma shumë se 30% në Kuvend.