Hoxhaj: PDK-ja asnjëherë nuk do ta vendos interesin qytetar dhe të shtetit para atij partiak

Aktuale

Hoxhaj: PDK-ja asnjëherë nuk do ta vendos interesin qytetar dhe të shtetit para atij partiak

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 11:44
Pamje nga takimi

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga anëtari i kryesisë, deputeti Elmi Reçica, kanë takuar në seli të partisë, ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Jozsef Bencze.

Në këtë takim u diskutua për zhvillimet politike në Kosovë pas ngjarjeve me Gjykatën Speciale, rolin e PDK-së si parti opozitare dhe sjelljen e saj karshi disa temave nacionale dhe interesave të qytetarëve.

“PDK-ja asnjëherë nuk do ta vendos interesin qytetar dhe të shtetit para atij partiak. E tillë ka qenë sjellja e PDK-së pas zgjedhjeve të 6 tetorit” ka thënë Hoxhaj në takim.

Hoxhaj e ka falënderuar ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të Hungarisë ndaj Kosovës në të gjitha fushat, dhe të dy janë pajtuar se ka ende shumë tema e projekte ku mund të bashkëpunohet.

Njëri nga ta është projekti aktual shumë milionësh i Hungarisë në Ferizaj ku do të investohet për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, që konsiderohet njëri nga projektet më të jashtëzakonshme në qytetin e Ferizajit të udhëhequr nga PDK-ja.

Hoxhaj dhe Reçica e kanë falendëruar ambasadorin dhe shtetin e Hungarisë për këtë mbështetjen e këtij projekti, dhe nevojën që të vazhdohet edhe më tutje ky lloj bashkëpunimi në interes të qytetarëve të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat