Pjesëmarrja e zëvendëskryeministrit, Driton Selmanaj në sallën e Kuvendit, ka ndikuar te deputetët e VV-së që ta pengojnë atë, përmes goditjes së tavolinave të tyre duke bërtitur “Jashtë, jashtë”.
Ndërsa, deputeti i VV-së Artan Abrashi, ka shkruar në Facebook “nëse je lodhë, dil jashtë!”, duke ia bashkangjitur shkrimit edhe “#Driton SelmanajOUT”.
Këto reagime të Vetëvendosjes, vinë pas deklaratës së zv.kryeministrit Driton Selmanaj, i cili duke folur për temën e të zhdukurve kishte thënë se “jemi lodhë me gjëra të tilla”.
Ndryshe, seanca e Kuvendit është ndërprerë.