Në një konferencë për media, deputeti Abelard Tahiri thotë se PDK-ja i vlerëson të papranueshme sjelljen e LDK-së dhe VV-së në Kuvendin e Kosovës.
Po ashtu edhe të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Driton Selmanajn i cili sipas tij, pasi ofendoi familjet e të pagjeturve erdhi prapë në sallën e Kuvendit.
“Neve cdo ditë na vdesin 15 deri 20 qytetarë në ditë, si pasojë e moskujdesit nga COVID-19. Në anën tjetër e kemi një degardim në Parlamentin e Kosovës. Kjo qeveri e këta kryeministra që kanë dal pas 6 tetorit nuk e kanë hallin e arsimit, e kanë hallin për Pra sot kemi një shumicë parlamentare e cila nuk arrin kurrë ti ketë mbi 35 deputetë në Kuvend. Edhe ne si Opozitë që nuk I kemi numrat që ta qojmë vendin në zgjedhje. Ka ardhur koha që vendi të shkojë në zgjedhje”, thotë Tahiri,
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë përpjekur ta pengojnë pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj në sallën e Kuvendit.