Pas zgjedhjes së Shpehtim Bulliqit, kryetar i Komunës së Podujevës, vendin e tij si deputet në Kuvendin e Kosovës e zuri Taulant Kryeziu i cili para deputetëve u betua se do të shërbej me nder në këtë pozitë.
Ai tha se sot jam betuar si përfaqësues i qytetarëve të Republikës së Kosovës. Kjo është dita më sublime e angazhimit tim publik.
"Dua të falenderoj në rend të parë familjen time të cilët kanë qenë çdo herë yll ndriçues i jetës time. Pa ta asgjë nuk do të ishte e mundur.
Biseda e parë me Albin Kurtin ishte edhe e fundit për t'iu bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje. Nuk më është dashur më shumë se një takim për të kuptuar se Albini është e vetmja mundësi për të ndërtuar një Republikë të drejtë, të barabartë dhe prosperuese. E falenderoj Albinin për mundësinë për t'iu bashkuar, tha Kryeziu.
Sipas tij Lëvizjes Vetëvendosje dhe për të ofruar një kontribut modest në ndërtimin e një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.
Më duhet të falenderoj të gjithë votuesit dhe aktivistet e Lëvizjes Vetëvendosje!
Ai shtoi se gara e 6 tetorit ka qenë përvoja ime më e bukur profesionale. Tani e kam detyrim që mos t’ju zhgënjej sepse meritoni më të mirën e mundshme.
Deputeti i ri i LV-së tregoi se sot lirinë që ne e gëzojmë, ishte si nje pishtar që u bart brez pas brezi nga të gjithë atdhetaret , gra e burra të kombit tonë ndër shekuj. Kjo rezultoi me burgosjen e qindra e mijëra te rinjëve dhe të rejave, por dëshira per Liri ishte më e fortë se çdo gjë tjetër.
Kjo sakrificë shekullore u kurorëzua me luftën më të shenjtë, të pastër e të ndritshme të luftëtarëve të UÇK-së, luftën për Liri e Pavaresi. Ata nuk kursyen ate më të shtrenjten, jetën për këtë ditë.
"Republika e Kosovës ia ka borgj brezave të udhëhequr nga Presidenti Ibrahim Rugova, Komandanti legjendar Adem Jashari, simboli rezistencës Adem Demaçi, për një Kosovë të begatshme e cila qëndron krah për krah me shtetet tjera perëndimore si anëtare e NATO-së dhe BE-së", tha Taulant Kryeziu.