Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka ironizuar me zhvillimet e sotme në Kuvend, ku VV pamundësoi seancën si rrjedhojë e prezencës së Driton Selmanajt aty.
Duke u shprehur në formë ironike, Gjoshi me anë të një postimi në Facebook ka thënë se VV e LDK po donë t’ia nxjerrin sytë njëra tjetrës.
“Koalicioni i ShpLesës, LDK & VV, po dojnë me ia nxjerrë sytë njëri-tjetrit”, ka shkruar ai.
Ndryshe, seanca e sotme u ndërpre pasi që deputetët e VV-së, me të hyrë Selmanaj në seancë nisën brohoritjet dhe protestat në drejtim të tij, nga ku më pas u krijua situatë kaotike dhe u pamundësua vazhdimi i seancës.