Selmanaj sërish në Kuvend, LVV kërkon largimin e tij

Aktuale

Selmanaj sërish në Kuvend, LVV kërkon largimin e tij

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 14:40
Driton Selmanaj

Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon protestën e saj në Kuvendin e Kosovës, pasi edhe në interpelancën që pritet të fillojë është i pranishëm, zëvendëskryeministri Driton Selmanaj.

Përkundër që paraditen e sotme u ndërprere seanca e parë dhe grupi parlamentar i LVV-së kërkoi që Selmanaj mos të jetë prezent në sallën plenare, vartësi i kryeministrit Avdullah Hoti vendosi të jetë sërish në Kuvend.

Edhe këtë herë deputetët e LVV-së përmes zhurmave dhe goditjes së tavolinave po kërkojnë largimin e Selmanajt nga legjislativi.

Për këtë arsye dhe mungesën e disa prej deputetëve, kryesuesja e seancës, Arbërie Nagavci tha se seanca ku pritet të fillojë interpelanca ndaj kryeministrit Hoti për çështjen e Ujmanit pritet të fillojë në orën 14:30

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat