Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj i është përgjigjur Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me zhvillimet që ndodhën sot në Kuvendin e Kosovës.
“Të fala nga Shtëpia e Madhe! LDK✌️”, shkroi ai në një postim në Facebook, krahas një fotografie të deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kujtojmë që sot LVV-ja nuk lejoi mbajtjen e seancës ku prezent ishte edhe Selmanaj.
Duke protestuar ata u shprehën kundër qëndrimit të Selmanajt në seancë kjo për shkak të deklaratave të tij për personat e pagjetur.