Kreu i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar se ka uruar kryetarin e ri të komunës, Shpejtim Bulliqi, e më pas edhe drejtorët në Podujevë për detyrën e re.
Kurti thotë se Bulliqi dhe të tjerët kanë shumë sfida, por edhe shumë vullnet e plane t’ua dëshmojnë qytetarëve të Llapit se ndryshimi i madh ka qenë i domosdoshëm e i dobishëm.
Mes tjerave, Kurti ka treguar se Bulliqit i ka premtuar gatishmërinë e Lëvizjes Vetëvendosje për ndihmë e përkrahje në secilën fushë e për çdo çështje që ata e konsiderojnë të nevojshme.
Ja shkrimi i tij:
Në zyren e tij urova kryetarin e ri të komunës, z. Shpejtim Bulliqi, e më pas edhe drejtorët në Podujevë për detyrën e re.
Kanë shumë sfida, por edhe shumë vullnet e plane t’ua dëshmojnë qytetarëve të Llapit se ndryshimi i madh ka qenë i domosdoshëm e i dobishëm.
Ua shpreha gatishmërinë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për ndihmë e përkrahje në Besianë në secilën fushë e për çdo çështje që ata e konsiderojnë të nevojshme.
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/18/auto_131939713_1035079486991935_1143874377938144288_o1608305828.jpg)