Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, i ka dalur në mbrojtje zëvendëskryeministrit, Driton Selmanaj, pas akuzave të Vetëvendosjes ndaj tij.
Quni kërkoi që të mësojnë njëherë para se të paragjykojnë Dritonin. Ministri i Mbrojtjes përmendi edhe kohën kur Dritoni në vitet 98/99 si teknik medicinal fashoj dhe shëroj shumë plagē të fëmijëve, burrave, grave dhe ushtarëve të plagosur.
"Dritoni në vitet 98/99 si teknik medicinal fashoj dhe shëroj shumë plagē të fëmijëve, burrave, grave dhe ushtarëve të plagosur të UÇK-së", shkroi Quni në facebook, përcjell "Bota sot".
Postimi i plotë
Dy nga shumë fakte për Driton Selmanaj:
- Prindi i Dritonit, Ali Selmani, ishte kultivues i trashëgimisë kulturore shqiptare, bashkëthemelues i ShKA "AFËRDITA".
Nga regjimi antishqiptar ai u persekutua pamëshirshëm. Gjithmonë qëndroi stoik dhe i palëkundur.
- Dritoni në vitet 98/99 si teknik medicinal fashoj dhe shëroj shumë plagē të fëmijëve, burrave, grave dhe ushtarëve të plagosur të UÇK-së.
Mësoni para se të gjykoni!