Ish-drejtues i UÇK-së, Naim Maloku, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook rreth zhvillimeve të fundit që kanë ndodhur në zyrën e Presidentit rreth hapjes ose jo të kasafortës.
Maloku ka thumbuar zëvendëskryeministrin e Kosovës, Driton Selmanaj, ai ka ngritur pikëpyetje se kujt i shërbejnë.
“Ne Ju paguajmë, dhe atë fort e mirë, për të vjedhë në Presidencën e Serbisë e Ju e vjedhni Presidencën e Kosovës! Po ky zagari i Isës….Driton Selmani….. A ishte aty, në tentimvjedhje, si spiun i Isës, AKI-së apo i Serbisë?”, ka shkruar Maloku në Facebook.
E, lidhur me këto deklarata të Naim Malokut, ka reaguar analisti politik, Nexhat Haziri.
Sipas Hazirit, më të njëjtë gjuhë, sikurse kjo e Malokut, janë linçuar si spiun të Rugovës e të Serbisë e më pas janë vrarë edhe kol.Ahmet Krasniqi, Enver Maloku, Xhemajl Mustafa, Shaban Manaj, Smajl Hajdaraj, etj.
Ja shkrimi i tij:
Naim Maloku pyet Driton Selmanaj: A je spiun i Isës, AKI-së apo i Serbisë?
-Shih ti,po MAGAR t'paska falë i lumi Allah.
PS:
Me të njëten metodë janë linçuar si spiun të Rugovës e të Serbisë e më pas janë vrarë edhe kol.Ahmet Krasniqi, Enver Maloku, Xhemajl Mustafa, Shaban Manaj, Smajl Hajdaraj, Ismajl Berbatovci, Haki Imeri, Ismet Rrahmani, Shefki Popova, ismet Raci, e shumë personalitet të tjera të LDK-së dhe bashkëpuntorë të Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës. (n.h)