Kryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar se janë gjetur mbetje mortore në Rahovec dhe Prizren.
"Në kuadër të angazhimeve dhe përkushtimit maksimal për zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, sot janë kryer gërmimet vlerësuese në dy lokacione të këtyre komunave dhe kanë rezultuar me gjetje të mbetjeve mortore", ka shkruar Hoti në Facebook.
Sipas tij, informatat e prezantuara në Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Sektorin e Policisë për Krime Lufte kanë ardhur nga qytetarët, të cilëve u jam mirënjohës dhe i falënderoj përzemërsisht.
Postimi i Hotit:
Gjenden mbetje mortore në Rahovec dhe Prizren
Në kuadër të angazhimeve dhe përkushtimit maksimal për zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, sot janë kryer gërmimet vlerësuese në dy lokacione të këtyre komunave dhe kanë rezultuar me gjetje të mbetjeve mortore.
Informatat e prezantuara në Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Sektorin e Policisë për Krime Lufte kanë ardhur nga qytetarët, të cilëve u jam mirënjohës dhe i falënderoj përzemërsisht.
Ftoj çdo qytetar që mund të ketë informata për vendndodhjen e mundshme të personave të pagjetur t’i ofrojnë ato tek institucionet kompetente.