Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Vjosa Osmani nuk po arrin ta kuptojë se, me të dy pozitat e dhuruara, ajo ka bash zero ndikim në rrjedhat dhe sfidat e rëndësishme politike.
Gecaj shkruan se e vetmja që mund ta bëjë dhe që po e bën është popullizmi, kënaqja e egos personale, krekosja dhe fotografimi.
Madje, ai thekson se tash-për-tash kryerja e Kuvendit të Kosovës përfaqëson vetëm unitetin Osmani-Avdyli.
Ja shkrimi i tij:
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/18/auto_auto_auto_Bajram_Gecaj_1148189120915634666651608312340.jpg)
Vjosa Osmani nuk po arrin ta kuptoj se, me të dy pozitat e dhuruara, ajo ka bash zero ndikim në rrjedhat dhe sfidat e rëndësishme politike.
E vetmja që mund ta bëjë dhe që po e bën është popullizmi, kënaqja e egos personale, krekosja dhe fotografimi!
Si juriste që pretendon të jetë, duhet ta dijë se qeveria që ka 61 vota nuk është “qeveri pakicë”, ndërsa si “faktor uniteti”, tash-për-tash përfaqëson vetëm unitetin Osmani-Avdyli.