Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, i ka komentuar deklaratat e ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, të dhëna përgjatë intervistës së djeshme.
Bytyçi, përmes ‘Facebook’-ut të tij, ka thënë se Osmani dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk dallojnë nga njëri-tjetri. Osmani, përgjatë intervistës së djeshme tha se do fillojë t’i lë anash dallimet ideologjike me Kurtin.
Ndër të tjera, sipas tij, Kurti e kishte shpërblyer Osmanin me postin e kryekuvendares për shkak të qasjes që ka pasur pro tij.
Postimi i plotë
Vjosa Osmani paska deklaruar se do t’i le anasha dallimet IDEOLOGJIKE me Albin Kurtin!!!
Pse kure kane egzistuar dallime te tilla ne mes tyre?
Sa e mbaj mend znj. Osmani ka qene zedhenesja me e zeshme e pikepamjeve te z. Kurti ne keto pese vitet e fundit ne politike. Nga kauza e rrejshem e demarkacionit e deri tek sulmet ndaj partise se saj te dikurshme, znj. Osmani ka dalluar nga z. Kurti vetem nga personaliteti i jashtem. Kuptohet per kete qasje z. Kurti e kishte shperblyer znj. Osmani me poziten e Kryetares se Kuvendit duke e bere “kurban” Glauk Konjufcen.
Ndersa znj. Osmani duke u munduar qe te aktroj rolin e Presidentes po e shperfille ne maksimum institucionin me te larte te vendit, at te Kuvendit te Republikes se Kosoves.