Kreshnik Gashi pak ditë më parë është shkarkuar nga pozita e kreut të AKI-së, pas kërkesës së kryeministrit Avdullah Hoti.
Derisa mbante këtë pozitë, Gashi ka deklaruar pasurinë e tij tek Agjencia Kundër Korrupsionit. Në këtë deklarim, Gashi ka thënë se posedon mbi 400 mijë euro pasuri të paluajtshme, duke përfshirë shtëpi, tokë dhe truall.
Ndërsa tek pasuria e luajtshme ka deklaruar se posedojnë dy vetura, njëra 16 mijë euro në pronësi të bashkëshortes, ndërsa tjetrën 5 mijë euro në pronësi të tij.
500 euro janë kapital nga kompania në pronësi të bashkëshortes së tij.
Mbi 25 mijë euro janë paratë e tij të kursyera në bankë të deklaruara në emër të tij, bashkëshortes dhe fëmijëve.
Paga dhe mëditjet e tij arrijnë vlerën mbi 18 mijë euro, derisa ato të bashkëshortes mbi 10, 500 euro.
Pasuria e tij në total arrinë të kap vlerën rreth gjysëm milioni./Bota sot