Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka përkrahur profesorin universitar Murat Jasharin që të bëhet presidenti i ardhshëm i Kosovës.
Kelmendi tha se një gjë e tillë është bërë e ditur qysh në vitin 2016, e edhe tash nuk ka ndryshuar mendimi i tij.
Sipas Kelmendit, Jashari është personaliteti më i duhur, më meritor dhe më unifikues për të qenë president.
“E kam thënë me 2016, po e them edhe tani, Murat Jashari është përsonaliteti më i duhur, më meritor dhe më unifikues për të qenë President i Republikës së Kosovës”, ka thënë Kelmendi.
Ideja e tillë është përkrahur fuqishëm dje edhe nga Fatmir Limaj.