Kryetari i Komisionit për personat e pagjetur, Ramë Manaj ka thënë se të gjitha qeveritë, siç ka thënë ai, kanë punuar në zbardhje e fatit të të pagjeturve.
Manaj ka thënë se janë edhe 1638 persona të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.
“Është punuar gjithë këto vite më përkushtim të lartë dhe pa u ndalur asnjëherë.
Gjithë qeveritë, institucionet e vendit, kanë mbështet edhe komisionin edhe çdo mekanizëm tjetër për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
Kjo çështje nuk duhet të politizohet”, është shprehur ai.