Mustafa: Serbia po bën diskriminim të maskuar ndaj shqiptarëve të Preshevës

Aktuale

Mustafa: Serbia po bën diskriminim të maskuar ndaj shqiptarëve të Preshevës

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 00:53
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafa

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafa, ka folur për problemin e qytetarëve që kanë ardhur në Kosovë nga Lugina e Preshevës por kanë mbetur pa shtetësi.

Një numër i madh i shqiptarëve janë zhvendosur në Kosovë. Disa në Fushë-Kosovë e disa në Gjilan, megjithatë, kujtojmë se ata kanë probleme me nxjerrjen e dokumenteve në Kosovë.

“Pasivizimi është i lidhur me qytetarët, kryesisht me ata që janë dëbuar në 99-tën. Atë kohë s’kanë mundur të regjistrohen në Kosovë si refugjatë. Tash janë pashtetësi dhe pa shumë të drejta themelore. Kohëve të fundit ka marrë përmasa edhe në kuptimin e atyre që jetojnë në diasporë, por një pjesë e madhe ballafaqohen edhe me problemin e regjistrimit të fëmijëve. Është problem zinxhiror ndaj shqiptarëve të Preshevës që ne e quajmë diskriminim të maskuar administrativisht nga Serbia ndaj shqiptarëve të Preshevës”, tha Mustafa.

Ai ka kujtuar se regjistrimi i popullsisë në Luginë do të bëhet në korrik të vitit 2021, derisa ka shprehur besimin se do të ketë regjistrime të shqiptarëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat