Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka vazhduar thumbat ndaj u.d të presidentes, Vjosa Osmani, pas vizitës në Shqipëri.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka publikuar një foto nga vizita e kryeministrit Avdullah Hoti në Shqipëri bashkë me kabinetin, përcjell Bota sot.
Ai ka thënë se Hoti funksionon në ekip e jo si dhelpër e vetmuar, duke aluduar për Osmanin, e cila shkoi në Shqipëri për vizitë së fundmi.
Postimi i tij i plotë:
“Pak kohë më parë Shqipërinë e vizitoi kryeministri i LDK Abdullah Hoti, i cili ka bërë vizitën më serioze të një kryeministri të Kosovës në Shqipëri, pa u përdorur nga askush, duke i takuar të gjithë dhe duke ruajtur seriozitetin e shtetit të Kosovës.” M.B.
... Kryeministri Hoti funksionin në ekip, e jo si “dhelpër e vetmuar”!