Gazetari Andi Bushati ka thënë se ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, erdhi në Tiranë me misionin anti-Ramë. Sipas Bushtatit, në këtë formë në Shqipëri nuk janë sjellur as presidentët grekë.
E, lidhur me këtë, Rron Gjinovci, ka reaguar ashpër duke thënë se kjo është hera e dytë që Andi Bushati del kundër shqiptarëve të Kosovës.
Ai përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, i ka bërë me dije Bushatit se ky i fundit duhet të mësohen me faktin që Kosova nuk është një krahinë e kolonizume e Shqipërisë, por një shtet që shqiptarët e Kosovës e kanë ndërtuar me mund, me sakrifica dhe me shumë pak ndihmë nga Shqipëria.
Ja shkrimi i tij:
Është hera e dytë që Andi Bushatit i del shqiponja kundër shqiptarëve kosovarë. Herën e parë u pat tronditë kur lojtarët me origjinë nga Kosova i patën thanë jo ekipit të Shqipnisë dhe patën zgedh me lujt për Kosovën. Deri në histeri ka pas shku reagimi i tij. Herën e dytë, tash me Vjosën. Ankesa e tij është pak a shumë: "ti Vjosa mirë e ki, por a duhet një president i Kosovës me ja kthy fjalën Shqipnisë?". Sikur kur ju thojnë vajzave, ti mirë e ki, por prindit s'bon me ia kthy fjalën.
Epo duhen me u mësu njerëzit në Shqipni që dashninë e Kosovës nuk e kanë edhe ma tutje t'mirëqenë e t'pakontestushme. Duhet me e pa dhe kuptu ata, që Shqipnia do t'i bart pasojat e bëmave të Qeverive të veta si çdo vend tjetër në botë, nëse qeveria aktuale në Shqipni ka abuzu dhe provon me abuzu me Kosovën duhet me qenê i pritshëm nji reagim i Kosovës e jo me u çuditë kur ka reagim. Dhe me u mësu me faktin që Kosova nuk është nji krahinë e kolonizume e Shqipnisë, por nji shtet që shqiptarët e Kosovës e kanë ndërtu me mund, me sakrifica dhe me shumë pak ndihmë nga Shqipnia. Sa për krahasim të ndihmës, buxheti i Serbisë për rreth 50 mijë serbët e Kosovës në vit është rreth 70 milion Euro, e deri tash janë ba qindra miliona Euro, e i Shqipnisë për Kosovën ka qenë në të gjitha kohërat dhe është sot ZERO.
Mësohuni pra me Kosovën e pavarun edhe ju në Shqipni, se ju ndihmon