Analisti politik, që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Petrit Zogaj, përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë një reagim të ashpër në drejtim të u.d presidentes Vjosa Osmani, pasi kjo e fundit për disa ditë më radhë qëndroi në Shqipëri.
E, gjithë këtë, analisti Zogaj e quan si një agjendë e pastër e Osmanit, agjendë kjo e cila nuk është në interes as të Kosovës e as të Shqipërisë.
Zogaj madje thotë se Osmani gjithë këtë është duke e bërë për të krijuar një klimë të favorshme për partinë e saj.
Ja shkrimi i Zogajt:
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/19/auto_auto_zog1472376382-11608368048.jpg)
Se kisha frikë mos rastësisht nuk po bohet bashkë llumi politik i Prishtinës me atë të Tiranës, po ja, u bë edhe ky. Mirëpo, më shumë sesa llum, po me duket agjendë e pastër, që assesi s’duket që është në interes as të Kosovës e as të Shqipërisë.
Një presidente aksidentale shkon në Shqipëri edhe në mënyrën krejt të papërgjegjshme e akuzon qeverinë legjitime atje për përfshirje në lidhje me Kosovën. E gjithë kjo, u.d e presidentes e bën për të krijuar një klimë të favorshme për partinë e saj, demek për do interesa krejt personale e banale.
Pra, është në gjendje me shkaktu skandal diplomatik me një shtet, vetëm e vetëm me ndërtu ndonjë narracion lokal në Prishtinë.
Sa mirë që s’i pret kush me jashtë, ne ndonjë shtet tjetër, se ec e dije çfarë problemesh tjera kishin me shkaktu.