Sjellja e Edi Ramës ndaj Vjosa Osmanit, avokati i njohur shqiptar ‘zbulon’ prapaskenat: Turp! Ja cili ishte qëllimi i kryeministrit të Shqipërisë

Aktuale

Sjellja e Edi Ramës ndaj Vjosa Osmanit, avokati i njohur shqiptar ‘zbulon’ prapaskenat: Turp! Ja cili ishte qëllimi i kryeministrit të Shqipërisë

Nga: N. H Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 12:20
Edi Rama dhe Vjosa Osmani

Përse Edi Rama bojkotoi Vjosa Osmanin në Kuvend? Nuk ka ndodhur kurrë, sido që të kenë qenë marrëdhëniet personale.

Një kryetar qeverie i Tiranës kurrë nuk e ka bojkotuar fjalimin në Kuvend të një kryetari shteti të Kosovës. Por, kjo ngjau me ushtruesen e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani.

Kryeministri Edi Rama nuk shkoi fare në sallën e Kuvendit.

Image
Vjosa Osmani në Kuvend, dhe injorimi i Edi Ramës.

Lidhur me këtë sjellje të Ramës, ka reaguar edhe avokati i njohur shqiptar, Spartak Ngjela.

Ai gjithë këtë e quan një fatkeqësia shqiptare, e cila po vijon, përcjell “Bota sot”.

“Kjo është fatkeqësia shqiptare, e cila po vijon. Pse të zgjatemi, e shihni kryeministrin shqiptar që, presidentin banal të Serbisë e pret me dashuri prej shitësi, dhe presidenten e Kosovës e pret me armiqësi, sepse i mërzitet blerësi Vuçiq”, shkruan Ngjela.

Avokati thekson se Shqipëria ka si kryeministër një antihistorik, i cili, sipas Ngjelës, me veglat e tij qorre kërkoi të fyente presidenten elokuente dhe heroike të Kosovës, si një pasha turk që kërkon të shesë interesin kombëtar në Beograd.

Ja shkrimi i tij:

Image
Spartak Ngjela

Edhe pse shteti shqiptar, pas shumë përpjekjesh u formua i cunguar në 28 mijë kilometra katrorë, ai nuk bëri dot përpara, sepse krerët që e drejtuan, shitën interesin kombëtar te fqinjët pushtues tertitoresh shqiptare. Sidomos te Serbia.

Kjo është fatkeqësia shqiptare, e cila po vijon. Pse të zgjatemi, e shihni kryeministrin shqiptar që, presidentin banal të Serbisë e pret me dashuri prej shitësi, dhe presidentetn e Kosovës e pret me armiqësi, sepse i mërzitet blerësi Vuçiç.

Turp!

Por, kur do të shpëtojë Shqipëria nga këta shitës banalë të interesit kombëtar, që kanë filluar me Esat Pashën dhe kanë ardhur deri te Edi Rama?

E patë dje antishqiptarin Rama se si u suall me çlirimtaren e Kosovës, ëndërrën patriotike të shqiptarisë?!!

Shqipëria ka si kryeministër një antihistorik, me veglat e tij qorre. Kërkoi të fyente presidenten elokuente dhe heroike të Kosovës, si një pasha turk që kërkon të shesë interesin kombëtar në Beograd.

Zotërinj, mbaheni mend: struktura e brendshme e mendimit, nuk është fjala, por sjellja. Ajo sjellje që tregoi kryeministri shqiprar ndaj zonjës së lartë e të nderuar shqiptare të Kosovës, është antishqiptarizëm i kulluar. Por, është naiv, që do të ketë një fund shumë të keq dhe të shpejtë; keni për ta parë.

Kurse, pyetja mbetet të jetë kjo:

Shqiptarët, akoma edhe sot do të vazhdojnë të mbajnë për kryeministra antishqiptarët, si në 100 vjet?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat