Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Naim Maloku i ka kërkuar kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës që ta lirojë partinë dhe karrierën politike.
“Isë! A e dëgjove fjalimin e Vjosa Osmanit në Kuvendin e Shqipërisë? Ec Isë! Liroje partinë, popullin dhe Kosovën nga prezenca Jote në politikë! Koha me ecë është Isë!”, shkroi Maloku ditë më parë.
E ndaj tij ka reaguar Blerim Hajdaraj, djali i deputetit të vrarë të LDK-së, Smajl Hajdaraj.
“Këshilltari i Ramushit në kohen e vrasjeve politike”, ka shkruar Blerim Hajdaraj.
Kujtojmë se Smajl Hajdaraj ishte vrarë më 17 janar të vitit 2000, dhe vrasja e tij ka mbetur ende e pazbuluar, shkruan “Bota sot”.