Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ishte në një vizitë treditore në Tiranë, ku zhvilloi takime me krerët më të lartë të shtetit.
Ditën e enjte, ajo mbajti fjalim me tone të forta në Kuvend, ku kërkoi që deputetët shqiptarë të votojnë një rezolutë për dënimin e gjenocidit serb.
Një dhuratë të veçantë Osmani ka marrë teksa dilte nga salla e seancës plenare, nga deputeti Kujtim Gjuzi. Ky i fundit, ka ndaluar Presidenten e Kosovës teksa ajo përshëndeste deputetët shqiptarë dhe i ka dhuruar një stilolaps kuqezi.
“Shkelqesia e saj Presidente ne detyre dhe kryetare e Kuvendit te Republikës së Kosoves, zonja Vjosa Osmani, e shoqeruar nga kryetari i Kuvendit Republika e Shqiperise, zoti Gramos Ruci e pranoi me kenaqesi dhuraten simbolike te konservatoreve…
Nje stilo kuq e zi per te mbajtur shenim kete dite qe kryeministri pro serb Edi Rama bojkoton Kuvendin ne nje dite te kthimit te motres tone ne shtepine e saj Kuvendin e burrave te shtetit ame”, shkruan Gjuzi.