Vjedhje e grabitje e asnjë i arrestuar, avokati Berisha paralajmëron çfarë mund të ndodhë nëse vazhdon ky trend

Aktuale

Vjedhje e grabitje e asnjë i arrestuar, avokati Berisha paralajmëron çfarë mund të ndodhë nëse vazhdon ky trend

Nga: G.B Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 13:13
Besnik Berisha

Grabitjet me armë janë shtuar së fundmi në vend.

Lidhur me këtë, avokati Besnik Berisha ka thënë se çdo ditë po ka vjedhje e grabitje por që asnjë hajn nuk është arrestuar e asnjë e mirë e konfiskuar, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nëse vazhdon ky trend dhe për hajnat ky sukses, do të kemi edhe viktima në njerëz.

Ai ka thënë se është koha e fundit për një plan që mirëfilltë organizimi masiv të policisë dhe jo vetëm.

Postimi i tij i plotë:

Vjedhje e grabitje çdo ditë dhe akoma asnjë hajn i arrestuar, asnjë e mirë e konfiskuar.

Nëse vazhdon ky trend dhe për hajnat ky sukses, patjetër që do kemi edhe viktima në njerëz.

Koha e fundit për një plan të mirëfilltë e organizim masiv të forcave policore dhe jo vetëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat