Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë thirrje që të zbatohen masat anti Covid pa përjashtim.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se tubimet dhe udhëtimet organizuara në grupe, janë vatra të mundshme dhe burime të përhapjes së virusit, përcjell Bota sot.
Zemaj u ka bërë thirrje arsimtarëve e nxënësve që shëtitjet dhe festat t'i kemi më të gëzueshme kur ta largojmë virusin.
Postimi i tij i plotë:
Nxënës, prindër e mësimdhënës të nderuar,
Të zbatohen masat anti Covid pa përjashtim!
Në çdo kohë dhe në çdo vend, nga gjithsecili.
Tubimet dhe udhëtimet organizuara në grupe, janë vatra të mundshme dhe burime të përhapjes së virusit.
Nuk mund të imagjinohet që rinia jonë, fëmijët tanë, të bëhet shpërndarës i mundshëm i virusit vdekjeprurës në kohën kur kërkohet kujdes maksimal i luftimit dhe kufizimit të hapësirës së infeksionit.
Arsimtarë e nxënës të dashur, shëtitjet dhe festat do t'i kemi më të gëzueshme kur ta largojmë virusin.
Bashkë ia dalim!