Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka folur pas bllokimit të zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj, nga Lëvizja Vetëvendosje në Kuvend.
Ai ka thënë se VV-ja nuk mund t’ia ndalojë hyrjen në Kuvend një anëtari të Qeverisë.
Kjo sipas tij, mund të bëhet përmes mocionit dhe votave për shkarkimin e tij, përcjell Bota sot.
Postimi i Miftarajt në Facebook:
Driton Selmanaj ka kërkuar falje, kërkim falja ka qenë e sinqertë dhe duhet respektuar.
Kryeministri dhe ministrat janë llogaridhënës ndaj Kuvendit, por Kuvendi as partitë politike në Kuvend nuk kanë të drejtë të ia ndalojnë hyrjen në Kuvend një anëtari të Qeverisë. Normal përmes mocionit mund të kërkojnë shkarkimin nëse i kanë votat dhe me këtë edhe e dërgojnë në pension.
Me fjalë tjera, kjo i bie si me kushtëzu Real Madridi ekipin e Barcelonës me lu futboll me kusht që një lojtar i Barcelonës mos me luajtur. Dorën në zemër prej Real Madridit pritet gjithçka.