Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se nuk ka marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Kosove mbetet e përkushtuar për të gjitha çështjet e hapura me Serbinë të përmbyllen përmes dialogut, përcjell Bota sot.
Hoti është ëprgjigjur ndaj deklaratës së Serbisë se nuk do ta njohë Kosovën, derisa ka thënë se kjo nuk i kontribuon dialogut.
Ai ka shtuar se dialogu ka rifilluar mbi parime të qarta për marrëveshje përfundimtare për normalizim të marrëdhënieve dhe njohje reciproke, dhe nuk do të ketë marrëveshje të pjesshme dhe nëse nuk do të ketë njohje, nuk do të ketë as marrëveshje.
Postimi i tij i plotë:
Nuk ka marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke
Kosova mbetet e përkushtuar që të gjitha çështjet e hapura me Serbinë të përmbyllen përmes dialogut, i cili po zhvillohet në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së.
Deklaratat se fqinji ynë verior nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës nuk i kontribuojnë dialogut. Dialogu ka rifilluar mbi parime të qarta për marrëveshje përfundimtare për normalizim të marrëdhënieve dhe njohje reciproke, dhe nuk do të ketë marrëveshje të pjesshme. Nëse nuk do të ketë njohje reciproke, atëherë nuk do të ketë as marrëveshje.
Kosova do të vazhdojë rrugën drejt Bashkimit Evropian.