Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me vjedhjet dhe grabitjet e fundit në vend.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ato janë alarm për institucionet e sigurisë dhe se askush nuk mund ta rrezikojë situatën e sigurisë në Kosovë, përcjell Bota sot.
Haradinaj u ka bërë apel institucioneve të sigurisë që si çdoherë të jenë në krye të detyrës e të japin provimin duke ndjekur dhe kapur këta kriminelë, por edhe të punojnë më shumë në parandalimin e kësaj dukurie.
Postimi i tij i plotë:
Askush nuk mundet ta rrezikojë situatën e sigurisë në vend. Rastet e fundit të grabitjeve dhe vjedhjeve janë alarm për institucionet e sigurisë.
I bëj apel të gjitha institucioneve të sigurisë që si çdoherë të jenë në krye të detyrës e të japin provimin duke ndjekur dhe kapur këta kriminelë, por edhe të punojnë më shumë në parandalimin e kësaj dukurie.
Për festat e fundvitit bashkë me familjarët dhe bashkatdhetarët tanë që vijnë në Kosovë, duhet të jemi të qetë.
RH.