​Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës

Aktuale

​Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 16:53
Mërgimtarët kanë filluar të vijnë në Kosovë për festat e fundvitit në Kosovë

Festat e fundvitit kanë bërë që mërgimtarë të shumtë t’ia mësyjnë Kosovës për t’i kaluar këto festa me familjarët e tyre.

Mërgimtarët kanë filluar të vijnë në Kosovë për festat e fundvitit në Kosovë.

Vetëm gjatë ditës së sotme, 41 fluturime do të realizohen nga Zvicra dhe Gjermania drejt Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryeshefi i Korporatës “Sfidat e Mijëvjeçarit” për Kosovë, Petrit Selimi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Twtter.

“Sfida e jashtëzakonshme e pandemisë – turizmi i diasporës. 26 fluturime nga Zvicra vetëm sot për të arritur në Aeroportin e Prishtinës. 15 fluturime të tjera nga Gjermania. Ditëve në vijim: dhjetëra mijëra njerëz tjerë do të arrijnë në aeroportet e Shkupit ose Tiranës ose përmes veturave e autobusëve”, ka shkruar Selimi.

Po ashtu edhe në pikat kufitare kanë filluar të shtohen pritjet.

Ndërsa edhe në pikat kufitare Kroaci-Serbi, Slloveni-Kroaci, Hungari-Kroaci, janë krijuar kolona të shumta për shkak të fluksit të madh të mërgimtarëve të cilët ia kanë mësyrë Kosovës për t’i kaluar pushimet dimërore.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat