Deputeti i LDK-së, Visar Hoti, u ka uruar mirëseardhje bashkatdhetarëve të cilat kanë mësyrë Kosovën për festat e fundvitit.
“Kosova do të ishte shumë më e mirë dhe më e përmbushur me ta, por një pjesë të madhë të fajit e kemi NE, klasa politike që nuk krijuam kushte adekuate për të jetuar, shkolluar e zhvilluar ekonomiksht dhe si rezultat i kësaj, u deshtë që detyrimisht të shtegëtojnë në Europë, Amerikë e Kanada e shume vende tjera.
Bashkatdhetarët duhet ti duam çdo minutë, çdo orë e çdo ditë, ti duam e respektojmë gjithë vitin e gjithë jetën dhe jo vetëm në sezonën kur ata vizitojnë vendlindjen e tyre ose të të parëve”, ka shkruar ai pos tjerash në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
Mallin që e kanë ata për Gjyshin dhe Gjyshen, Nënën dhe Babën, Motrën e Vëllanë, Djalin e Vajzën, Nipin e Mbesën e gjithë familjarët tjerë e në përgjithësi për Kosovën, mund t’ua shuajm vetëm duke ju dhuruar dashuri e duke e ndërtuar me punë vendin tonë të përbashkët.
Kosova do të ishte shumë më e mirë dhe më e përmbushur me ta, por një pjesë të madhë të fajit e kemi NE, klasa politike që nuk krijuam kushte adekuate për të jetuar, shkolluar e zhvilluar ekonomiksht dhe si rezultat i kësaj, u deshtë që detyrimisht të shtegëtojnë në Europë, Amerikë e Kanada e shume vende tjera.
Pavarësisht kësaj, bashkatdhetarët na duan, na vizitojnë e na ndihmojnë.
Një ditë do ju bëjmë krenarë, por druaj se ende jemi larg.
Mirëardhëshi vëllezër e motra, bëni kujdes, ruani shëndetin e juaj e të familjarëve.
Kosova ëshë e juaja, aq sa është edhe e jona ❤️