Ja sa pacientë me Covid-19 janë të hospitalizuar në Kosovë

Aktuale

Ja sa pacientë me Covid-19 janë të hospitalizuar në Kosovë

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 20:45
Foto ilustrim

Ditëve të fundit është shënuar rënie e lehtë e rasteve të reja me koronavorus. Ky trend i infektimeve ka ndikuar edhe në uljen e numrit të pacientëve në klinikat e QKUK’së dhe në spitale rajonale.

Në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës po mjekohen 233 pacientë me koronavirus, një numër i tyre vetëm në Klinikën e Pulmologjisë.

Ndërsa në spitale rajonale po mjekohen 284 pacientë me Covid-19.

Vetëm në spitalin e Pejës janë duke u mjekuar 115 pacientë me koronavirus, 25 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Aktualisht në Kosovë  janë 11 mijë e 208 raste aktive me Covid-19.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat