Ky është personi që kreu grabitjet në Prishtinë, dështon menaxhmenti i burgjeve

Aktuale

Ky është personi që kreu grabitjet në Prishtinë, dështon menaxhmenti i burgjeve

Nga: M.H Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 20:59
Riad Sopjani

Gjatë ditës së sotme policia e Kosovës ka njoftuar që është arratisur nga burgu i riu 16 vjeçar Riad Sopjani, 19 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin dyshohet me bazë të jetë përfshirë në kryerjen e grabitjeve që po hetohen nga ana e policisë.

Ky i dyshuar aktualisht në arrati, është shpallë në kërkim nga ana e policisë andaj ata kanë inkurajuar të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e tij, apo çfarëdolloj informacioni tjetër që do ti kontribuonte kapjes së tij, t’ ia kalojnë ato policisë përmes linjës 192, apo në çfarëdo forme tjetër.

Mirëpo pavarësisht punës së palodhshme të policisë së Kosovës për ti kapur kriminelët menaxhmenti i burgjëve po dështon që të I mbajë ata në siguri të plotë

Në lidhje me këtë ngjarje sipas burimeve të gazetës “Bota sot”, thonë që i riu është arratisur me datën 28 tetor nga burgu i Lipjanit.

Burimet më tej për gazetën thonë që kjo ka arritur si rezultat i keqmenaxhimit të burgjëve që sot po dyshohet se po gjuajnë dhe grabisin më armë./BS

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat