Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka njoftuar se është dënuar nga Policia e Kosovës, shkaku i shkeljes së masave qeveritare për pandeminë.
Selimi tha se ndonëse pika 25.1 e vendimit për masa ia lejon atj lëvizjen, ai prap ka vendosur ta paguajë dënimin e shqiptuar nga policia.
"Edhe pse sipas pikës 25.1 të vendimit për masa për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, nga kufizimi i lëvizjes pas orës 19:00 janë të përjashtuar personeli i drejtësisë, kam pranuar ta paguaj dënimin, për shkak të sjelljes profesionale të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, Gentianit dhe ekipës së tij", shkroi Selimi në facebook, përcjell "Bota sot".
Postimi i plotë
Është i vërtetë lajmi që sot jam dënuar për thyerje të masave qeveritare për pandeminë. Edhe pse sipas pikës 25.1 të vendimit për masa për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, nga kufizimi i lëvizjes pas orës 19:00 janë të përjashtuar personeli i drejtësisë, kam pranuar ta paguaj dënimin, për shkak të sjelljes profesionale të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, Gentianit dhe ekipës së tij. Kosova ka një polici të respektuar dhe dënimi i shqiptuar ndaj meje dëshmon se në shtetin tonë askush nuk është mbi ligjin.