Goditjet politike në adresë të u.d të presidentes, Vjosa Osmani kanë ngjallur reagime të ndryshme në opinion.
Figura e saj nuk është kursyer nga politikanë të ndryshëm, veçanërisht nga LDK, të cilët nuk e kanë kursyer gjuhën plot mllef.
Gazetari Xhevdet Pozhari në rrjetin e tij social ka shkruar se Vjosa Osmani meriton të shpallet personalitet i vitit.
“Vjosën e kisha shpallë personalitet të këtij viti. Gjithë këto goditje veç një grua me karakter të fortë mund t’i durojë kur i vijnë nga burra të dobët”., ka shkruar ai.