Mustafë Bajrami të shtunën i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa i cilësoi si dy orët më impresionuese të jetës kohën gjatë së cilës qëndroi me kryetarin e këtij subjekti politik, Albin Kurtin.
Kjo lëvizje e Bajramit nga disa u pa si e papritur, por ai ka pasur të kaluar politike, ndërsa kishte qenë pjesë e AAK-së e AKR-së.
Vitin e kaluar, Bajrami i ishte bashkuar AAK-së, kur kreu i këtij subjekti politik mbante postin e kryeministrit. Ramush Haradinaj ishte shprehur se Bajrami ishte interesuar vetë të anëtarësohej në AAK.
Por edhe më herët, Mustafë Bajrami ishte i inkuadruar në parti politike. Gazetari Adriatik Kelmendi ka shkruar në një koment në Facebook se Bajrami ka qenë edhe pjesë e AKR-së së Behgjet Pacollit.
“Njerëzit po shkruajnë se më hetët ishte në AAK, por unë para disa vjetësh e kam pasë në debat zgjedhor si përfaqësues të AKR-së”, ka shkruar Kelmendi.