Anëtari i Kryesisë në Lëvizjen Vetëvendosje, Elvis Hoxha, është tallur me ambicien e Ramush Haradinajt për t’u bërë president. Sipas tij AAK ka një program të shkurtër, vetëm atë të bërjes president të Haradinajt.
Ai shkruan se në të gjitha fushat prioritet i AAK-së është që Ramush Haradinaj të bëhet president i vendit.
Postimi i plotë
Reduktimi i AAK-së në parti me një program shumë të shkurtër:
Ekonomi: Ramushi të bëhet president
Arsim : Ramushi të bëhet president
Shëndetësi: Ramushi të bëhet president
Bujqësi: Ramushi të bëhet president
Energji: Ramushi të bëhet president
Politikë e jashtme: Ramushi të bëhet president
etj….