Enver Dugolli, ish-zëvendësministër i Mbrojtjes nga Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar pas themelimit të fondacioneve për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.
Dugolli ka thënë se fondacionet e ngritura private, bien ndesh me parimet e luftës së drejtë për çlirim, përcjell Bota sot.
Sipas tij, këto fonde përveçse janë të panevojshme dhe të padrejta, krijojnë pabarazi kundrejt të akuzuarve tjerë.
Reagimi i Dugollit në Facebook:
Fondacionet private dëmtojnë kauzën e UÇK-së
Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë projekt kombëtar për çlirimin e Kosovës, prandaj fondacionet e ngritura private për mbrojtje individuale të disa të akuzuarve në Gjykatën Speciale bien ndesh me parimet e luftës së drejtë për çlirim.
Shteti i Kosovës ka ndarë buxhet (20 milionë euro) për sigurimin e mbrojtjes dhe shpenzimeve tjera, prandaj fondet e ngritura private përveçse janë të panevojshme dhe të padrejta, krijojnë pabarazi kundrejt të akuzuarve tjerë!
Nëse në luftë kanë ndodhë gjëra private e të ngjashme, këto fonde edhe mund të arsyetohen, por këtu e tutje mbase ka shmangie nga projekti kombëtar.