Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri Boiken Abazi, ka reaguar pas kritikave ndaj ushtrueses së detyrës së presidentes Vjosa Osmani, për fjalimin e saj në Kuvendin e Shqipërisë.
Abazi ka thënë se Osmani nuk ka nxitur përçarje mes Kosovës dhe Shqipërisë, siç po pretendohet nga disa gazetarë.
Sipas tij, çështjet e shtruara nga Osmanin nxitën përçarjen Serbi-Shqipëri, përcjell Bota sot.
Postimi i Abazit në Facebook:
Fjalimi i Vjosa Osmanit nuk nxiti përçarjen Kosovë-Shqipëri, siç duan ta manipulojnë muhabetin disa pseudo gazetarë.
Çështjet e shtruara nga Vjosa Osmani në Tiranë nxitën përçarjen Serbi-Shqipëri, dhe prandaj janë hedhur në sulm "gazetarët".